Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pse Irani nuk mund të ketë armë bërthamore?
Vetëm një numër i vogël vendesh zotërojnë armë bërthamore: Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, India, Pakistani dhe Koreja e Veriut. Izraeli besohet gjerësisht se i ka, por as e konfirmon e as e mohon këtë. Atëherë, pse disa vende mund të kenë armë bërthamore dhe të tjerat jo? Përgjigjja qëndron në një marrëveshje të vitit 1968, të quajtur Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), shkruan A2 CNN. Ky traktat thotë se vendet mund të kenë programe bërthamore për qëllime civile, por asnjë vend tjetër nuk duhet të ndërtojë armë bërthamore përveç atyre që i kishin...