Burimi:
Sot.com.al

‘PS ka shndërruar blerjen dhe manipulimin e votës në institucion’, Këlliçi: SPAK të reagojë ndaj shkeljeve
👁5130
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e blerjes së votës. Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi akuzon Ramën se përpiqet të portretizojë PD-në si problem për demokracinë, ndërsa vetë, sipas tij, është arkitekti i manipulimit dhe intimidimit elektoral në vend. Këlliçi e cilëson qasjen e kryeministrit si tipike të autokratëve, të cilët kërkojnë ta zhvendosin fajin tek opozita për të shmangur përgjegjësitë për krizën politike dhe demokratike. Ai vë në dukje edhe retorikën përçmuese të Ramës, të cilën e konsideron fyese...