PS hap sesionin me dy objektiva të mëdha/ BE-ja dhe reforma zgjedhore në fokus
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përcaktuar integrimin europian dhe reformën zgjedhore si dy prej prioriteteve kryesore të mazhorancës për sesionin e ri parlamentar. Nga foltorja e Kuvendit, Balla deklaroi se objektivi i Partisë Socialiste është përmbyllja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2027 dhe anëtarësimi i vendit në BE brenda vitit 2030. Ai tha se mazhoranca synon që negociatat të mbyllen deri në fund të vitit të ardhshëm, duke e cilësuar këtë si një prej detyrave kryesore të Parlamentit gjatë sesionit të ri. Balla e shoqëroi këtë objektiv me synimin që flamuri shqiptar të ngrihet në Bruksel si pjesë e një Shqipërie anëtare të Bashkimit Europian. Një tjetër prioritet i artikuluar prej tij ishte...
Burimi:
ntv.al