Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor. Nëse të paktën 61 deputetë votojnë pro, vetoja rrëzohet dhe ligji konsiderohet i shpallur. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila e propozoi si ligjin, ashtu edhe kthimin në Kuvend nga presidentja, është zotuar se ndryshimet në të do të miratohen brenda dy javësh. Pse po votohet i njëjti tekst? Vetë PDK-ja i kërkoi presidentes në tetor ta kthente ligjin në Kuvend. Atëherë, partia tha se donte të plotësonte disa dispozita dhe të adresonte çështjet që mund të pengonin zbatimin e tij. Më 12 nëntor, ligji u dërgua për votim pa ndryshime. Sipas PDK-së, meqë nuk pati pajtim me shumicën parlamentare...
Burimi:
kohajone.com