Ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, gjoba deri në 10 mln lekë, roli i SHISH

Ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, gjoba deri në 10 mln lekë, roli i SHISH

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Këshilli i ministrave miratoi në mbledhjen e 12 nëntorit ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike. Me ndrishimet dhe shtesat në ligjin nr. 25/2024 “Për sigurinë kibernetike”, parashikohet krijimi i një grupi të posaçëm për inteligjencën kibernetike, detyrime të reja për operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, si dhe gjoba për mosrespektimin e tyre. Sipas projektligjit, grupi i bashkëpunimit për inteligjencën kibernetike do të përbëhet nga përfaqësues të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Shërbimit Informativ të Shtetit, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Rregullat e organizimit dhe funksionimit të grupit, si dhe procedurat e shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit ndërinstitucional, do të miratohen me urdhër të...