Protestuesit sulmojnë dhe i vënë flakën Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë! Flakë edhe në një bankë dhe në koshat e mbeturinave

Protestuesit sulmojnë dhe i vënë flakën Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë! Flakë edhe në një bankë dhe në koshat e mbeturinave

Protesta në Tiranë vijon të përshkallëzohet, ndërsa protestuesit i kanë vënë flakën godinës së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Ndërkohë, flakë janë raportuar edhe në një bankë në kryeqytet, në Rrugën e Kavajës, aty ku i është vënë zjarri edhe koshave të mbeturinave. Ngjarjet vijnë pas një mbrëmjeje të shoqëruar me tensione. Situata në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në disa vende.