Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe gaz, i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe gaz, i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

Rikthehen tensionet te Kryeministria, në bulevardin përballë. Protestuesit e maskuar, kryesisht të rinj dhe të mitur, kanë sulmuar me gurë, molotov dhe shashka nga distanca duke shkelur perimetrin. Policia i ka paralajmëruar, teksa dhunës iu përgjigj me autobotet e ujit dhe shpërndarje me topa uji. Grupet e policisë janë në gadishmëri për ndërhyrje në rast të përshkallëzimit të dhunës dhe mostërheqjes së të rinjve të maskuar. Pas aksionit të Policisë që i ka rrethuar në disa zona, ata janë shpërndarë. Protestuesit në largim drejt Sheshit Skënderbej hodhën fishekzjarre dhe shashka drejt efektivëve, teksa janë ndjekur nga autobotët dhe efektivët e tjerë. Rreth orës 17:30 policia nisi edhe një aksion masiv për shpërndarje dhe shoqërime, duke angazhuar mjete dhe forca.