Protestuesit bllokojnë rrugën me gurë betoni te “Sheshi Skënderbej”
Protesta e kësaj të shtune ka vijuar me tensione edhe në qendër të Tiranës. Gjatë marshimit nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë, protestuesit kanë bllokuar rrugën pranë Sheshit Skënderbej duke vendosur gurë betoni në rrugë. Situata vjen në vijim të incidenteve të regjistruara më herët pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit hodhën gurë në drejtim të policisë dhe u vunë flakën kazanëve të mbeturinave.
Burimi:
gijotina.com