Protestuesit 5 net në shesh kundër vendimit të Hagës në Prishtinë, shpaloset flamuri gjigant
Kosova E Diel, 20 Shtator 2026 21:48 Për të pestën natë radhazi, qytetarë janë mbledhur në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë proteste kundër vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Protesta zhvillohet me moton “Jo në Emrin Tim”, ndërsa pjesëmarrësit shprehin kundërshtimin ndaj vendimit që dënoi me një total prej 81 vitesh burg Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Protestuesit e konsiderojnë vendimin të padrejtë dhe shprehen se ai dëmton figurën dhe historinë e UÇK-së. Gjatë tubimit janë dëgjuar këngë patriotike, ndërsa në shesh është shpalosur edhe një flamur i madh kombëtar. Protesta ka nisur në orën 21:00, ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh që më herët. Tubime në mbështetje...
Burimi:
kohajone.com