Protestat shpërthejnë në gjithë SHBA-në, shtete të tjera i bashkohen valës kundër bastisjeve të emigracionit

Protestat shpërthejnë në gjithë SHBA-në, shtete të tjera i bashkohen valës kundër bastisjeve të emigracionit

Pas disa ditësh trazirash në Los Angeles, protestat kundër operacioneve federale të emigracionit janë përhapur në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Shkak për shpërthimin e pakënaqësisë u bënë arrestimet masive të emigrantëve pa dokumente, kryesisht në komunitete me popullsi latino-amerikane. Për të shtypur protestat në rritje, presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar dislokimin e mijëra trupave dhe qindra marinsave në Los Angeles – vendim që ka shkaktuar tensione të forta me autoritetet lokale dhe shtetërore. Ndërkohë, Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, urdhëroi dislokimin e Gardës Kombëtare në San Antonio, në pritje të protestave të paralajmëruara. Në një postim në platformën...
Burimi: Vizionplus.tv