Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët protestues, duke i ftuar të ulen në tryezën e diskutimeve me qeverinë për të shqyrtuar kërkesat e tyre lidhur me arsimin. Përmes një videoje të publikuar këtë të hënë (2 nëntor) në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë iu është drejtuar studentëve me pamje nga “Sofra e Gurtë” para Kryeministrisë, duke kërkuar që shqetësimet dhe problematikat e ngritura prej tyre të diskutohen përmes dialogut. Rama ka ritheksuar gatishmërinë e qeverisë për të dëgjuar kërkesat e studentëve dhe për të diskutuar mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve për çështjet që lidhen me sistemin arsimor. Thirrja e kryeministrit vjen në një kohë kur protestat studentore kundër qeverisë vijojnë prej tre javësh. Krahas kërkesave që lidhen me arsimin, protestuesit...
Burimi:
javanews.al