Sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama nxjerr videon: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë!
Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila festohet çdo vit për të përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve: Kongresin e Manastirit, mbajtur nga 14 deri më 22 nëntor 1908. Kjo ditë përfaqëson momentin e unifikimit kulturor të shqiptarëve dhe Kongresi u mbajt në Manastir (sot Bitola, Maqedonia e Veriut), në shtëpinë e Fehim Zavalanit, që sot është shndërruar në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në këtë kongres morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete dhe shoqata të ndryshme të shqiptarëve, si dhe 18 vëzhgues. Delegatët përfaqësonin klube patriotike dhe intelektualë nga të gjitha trojet shqiptare. Kryetar i Kongresit ishte Mit’hat Frasheri, ndërsa nënkryetarë u zgjodhën Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi....
Burimi:
javanews.al