Veliaj pritet të paraqitet sot për konsultë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit, nesër do kryhet operimi
Ditën e sotme, më 22 nëntor, kryebashkiau i Tiranës Erion veliajt pritet të paraqitet në Spitalin Memorial të Fierit për kryerjen e konsultave dhe analizave të nevojshme mjekësore. Ndërsa ditën e nesërme, qytetari numër një i Tiranë pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë. Ndërkaq, bëhet me dije se kryebashkiakut i është dhënë mundësia që mjeku i zgjedhur prej tij të jetë i pranishëm gjatë përgatitjeve për operacionin më 22 nëntor, gjatë ndërhyrjes më 23 nëntor ose në të dyja ditët. Sipas njoftimit të ndarë nga Burgjet, vendimi është marrë pas një konsulte të zhvilluar në 18 nëntor në burgun e Fierit. “Gjatë këtij konsultimi, pacienti nuk ka shprehur kundërshtime”, njoftuan burgjet para dy ditësh, duke shtuar se është dakordësuar mundësia e pranisë së...
Burimi:
javanews.al