No Image Available

Protestat godasin financat e Francës, rritet kostoja e borxhit! Bankat në rënie

Franca po përballet me pasojat ekonomike të trazirave të fundjavës, ndërsa tregjet financiare kanë reaguar me rënie të aksioneve, dobësim të euros dhe rritje të kostos së huamarrjes së qeverisë. Sipas të dhënave të raportuara nga Reuters për tregtimin e së hënës, 19 tetor, interesi i obligacioneve dhjetëvjeçare të qeverisë franceze u rrit me 13 pikë bazë, duke arritur rreth 4.9 për qind. Kjo rritje tregon se investitorët po kërkojnë një normë më të lartë kthimi për të financuar borxhin e shtetit francez, në një periudhë pasigurie të shtuar politike dhe ekonomike. Në tregun e aksioneve, indeksi kryesor CAC 40 humbi rreth 1.5 për qind gjatë tregtimit të pasdites, ndërsa dy prej bankave më të mëdha të vendit, BNP Paribas dhe Société Générale, regjistruan rënie...