Protesta, Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Kryeqyteti është përballur me dhunë ekstreme shqetësuese! Të hapur për dialog

Protesta, Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Kryeqyteti është përballur me dhunë ekstreme shqetësuese! Të hapur për dialog

Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, në një intervistë ekskluzive për Klan News ka folur për protestën dhe për ftesën për dialog, që qeveria dhe kryeministri Edi Rama kërkoi sot me protestuesit. Ajo theksoi se dhuna po ushtrohet në emër të studentëve dhe kjo qasje është e papranueshme për shoqërinë tonë. “Ashtu siç e kemi ndjekur prej disa ditësh tashmë, kryeqyteti është përballur me një dhunë ekstreme, ka goditur bizneset, institucionet publike, punonjës të policisë dhe ka goditur të gjithë ata elementë të sigurisë dhe rendit publik. Kemi bërë thirrje për të dënuar dhunën, sidomos kur kjo dhunë ushtrohet në emër të studentëve. Sidomos të mitur, që janë aty dhe që po përdoren në emër të studentëve.“, tha ajo. Koçiu bëri të ditur se qeveria po punon për...