Protesta në ditën e 114-të, hidhen edhe thirrje për grumbullim para Kuvendit të enjten: Të anulohet Paketa e Maleve!
U mbajt sot (21 shtator) dita e 114-të e protestës në Tiranë. Qytetarët në pjesëmarrje të ulët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku mbajnë fjalimet e përnatshme, poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Më kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, ashtu si një natë më parë, ata kanë bërë thirrje për një tjetër protestë të enjten e ardhshme para Kuvendit gjatë zhvillimit të seancës plenare. “Ditën e enjte në orën 10 të jemi te parlamenti për të kërkuar shfuqizimin e ligjit 21/2024, anulimin e paketës së maleve dhe anulimin e ligjit për investitorin strategjik”, deklaroi një nga aktivistët.
Burimi:
javanews.al