Protesta në ditën e 112-të/ Rama jepe dorëheqjen: Ju vidhni  në spitale, ju vidhni në pensione…

Protesta në ditën e 112-të/ Rama jepe dorëheqjen: Ju vidhni në spitale, ju vidhni në pensione…

Shqiptarët janë mbledhur sërish sot në mbrëmje në ditën e 112-të të protestës për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama. Protesta nis me grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’ për të marshuar drejt bulevarit “Dëshmorët e Kombit’ tek godina e kryeministrisë ku mbahen dhe fjalimet që denoncojnë keqqeverisjen dhe korrupsionin e qeverisë Rama. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit, qeveri teknike që do të çojë vendin në zgjedhje të drejta dhe të lira. Ndër thirrjet është dhe 'Ju vidhni në spitale! Ju vidhni në pensione! Ju vidhni pa pikë turpi" Ndërsa disa nga pankartat ishin këto më poshtë.