Protesta masive kundër qeverisë, demonstrata në rreth 50 qytete
Italia është përfshirë këtë të premte nga një valë protestash kundër qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni, me tubime të paralajmëruara në afro 50 qytete të vendit. Në demonstrata pritet të marrin pjesë nxënës, studentë dhe punonjës nga sektorë të ndryshëm. Sindikata USB ka bërë thirrje për greva në transportin publik urban dhe ndërqytetës, si dhe në sektorin shëndetësor. Ndër kërkesat kryesore të studentëve është rritja e financimit për shkollat dhe universitetet. Përpara protestave, ministri i Transportit, Matteo Salvini, nxori një urdhër për ndalimin e grevave në sektorin e transportit, duke e lidhur vendimin me afrimin e festës së të Gjithë Shenjtorëve, që shënohet më 1 nëntor. Por sindikata USB ka kundërshtuar vendimin, duke deklaruar se greva do të zhvillohet pavarësisht ndalimit. Ndërkohë, autoritetet italiane kanë...
Burimi:
kohajone.com