Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat
Autoritetet e sigurisë në Berlin po përgatiten për një operacion të gjerë policor në kuadër të protestës së paralajmëruar nga iniciativa “Gen Y regelt” (Gjenerata Z vendos), e cila pritet të zhvillohet gjatë ditës së Halloween-it. Për garantimin e sigurisë, më 31 tetor do të angazhohen rreth 1,500 efektivë policie shtesë, ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe autobotët me ujë, që mund të përdoren për shpërndarjen e turmave. Protesta kryesore është planifikuar të mbahet pranë Portës së Brandenburgut, duke nisur në orën 14:00, në të njëjtën kohë me tubime të tjera në qytete të ndryshme të Gjermanisë. Sipas parashikimeve të policisë, në këtë protestë pritet të marrin pjesë rreth 10 mijë persona. Në tubim pritet të bashkohen nxënës, studentë dhe prindër. Ndërkohë, masat paraprake...
Burimi:
javanews.al