Propozimi për vendosje kuotash për nxënësit migrantë në shkollat gjermane, mes mbështetjes dhe kritikave

Propozimi për vendosje kuotash për nxënësit migrantë në shkollat gjermane, mes mbështetjes dhe kritikave

Çështja e një kuote migrimi në shkollat gjermane po shkakton debate të fortaFotografi: Wolfram Steinberg/dpa/picture alliance Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien propozoi kufizim balancues të numrit të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane. Propozimi i saj gjen mbështetje, por edhe shumë kritika. Kur Sabine Schwarz (emri i ndryshuar nga redaksia) mësoi për idenë e Ministres së Arsimit nëpërmjet mesazhit në WhatsApp të një mikeshe, fillimisht mendoi se kjo ishte një shaka pa kripë. Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien e CDU ishte e mendimit, se një kuotë migrimi në shkollat ​​gjermane ishte një “model i imagjinueshëm”, por do të duheshin parë edhe vende të tjera “për të parë nëse në fund kjo do të ishte 30 apo 40 përqind”. Sabinen e prek kjo temë, ajo...