Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Promovohet albumi “100 Portrete”, biografia e Kadaresë përmes artit pamor
Albumi fotografik “100 portrete-Kadare në artet figurative” u promovua në ambientet e COD në kryeministri, si një homazh në njëvjetorin e ndarjes nga jeta së shkrimtarit. Ky album e sjell shkrimtarin në portrete përmes pikturës, skicës, grafikës e fotografisë. Albumi “100 Portrete, Kadare në artet figurative”, kuruar nga Abaz Hado është botim i UET Press. “Një rrugëtim prej 62 vitesh në 100 imazhe – nga 1962 deri në 2024 – sjell Ismail Kadarenë në portrete, siç s’e kemi parë ndonjëherë: përmes pikturës, skicës, grafikës e fotografisë. Ky botim i rrallë përmbledh veprat e artistëve të njohur shqiptarë dhe të huaj,...