Prokuroria Fier sekuestron 276 hektarë tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara

Prokuroria Fier sekuestron 276 hektarë tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara

Prokuroria Fier ka sekuestruar 276 hektarë tokë të përfituar me dokumente të falsifikuara. Prokuroria Fier sekuestroi një pasuri të paluajtshme llojit “kullotë” dhe “pyll” me sipërfaqe 276.5 ha, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’. Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar “Vendimi nr.249, datë 22.02.2008”, etj, të ish Komunës Libofshë, ka përfituar 276.5 ha tokë e llojit ‘kullotë’ dhe “pyll”, në fshatin Hasturkas, Libofshë, Fier. Kjo pasuri është ndarë në disa pronarë me anë të kontratave të shitjes...
Burimi: Top-Channel.tv