Prokuroria e Parisit nis hetimet ndaj platformës X,  për ndryshimin e algoritmit dhe ndërhyrje të huaja

Prokuroria e Parisit nis hetimet ndaj platformës X, për ndryshimin e algoritmit dhe ndërhyrje të huaja

Seksioni i krimit kibernetik i Zyrës së Prokurorit të Parisit ka hapur një hetim ndaj X, rrjetit social të njohur (më parë Tëitter) në pronësi të Elon Musk. Sipas prokurorisë, platforma dyshohet se ka modifikuar algoritmin e saj për qëllime ndërhyrjeje të huaja. Pas marrjes së dy raporteve në janar që pretendojnë “përdorim të dyshuar të algoritmit të X për qëllime ndërhyrjeje të huaja”, xhandarmëria kombëtare është ngarkuar me detyrën për të hetuar X si një entitet juridik, si dhe “personat fizikë” që e menaxhojnë atë, megjithatë, pa e përmendur drejtpërdrejt Elon Musk. Hetimi u hap më 9 korrik, por u bë publik vetëm sot....
Burimi: Syri.net