Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!
Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar mbi 300 tonë pluhur të nxjerrë nga Uzina e Ferrokromit të firmës koncesionare Albchrome. Bëhet fjalë për pluhurin e kapur nga sistemi i pluhur kapëseve i cili sipas një raporti të AKM rezulton të jetë shumë i dëmshëm. Sipas dokumentave zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit mbetjet e një sasie të konsiderueshme prej 300 tonë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pasi vlerësohen si të domosdoshme për vërtetimin e fakteve objekt i hetimit penal”. Duke u nisur nga natyra e sendit, prokurorët i kanë lënë në ruajtje subjektit ‘Albchrome’ shpk, i cili ka detyrimin e ruajtjes dhe paraqitjes së sendit kur t’i kërkohet nga organi procedues”.thuhet në dokumenta. Skandali u zbulua në 28 maj kur Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së...
Burimi:
javanews.al