Progres-Raporti/ BE reagon ndaj protestave studentore: Duhet dialog mes palëve!
Bashkimi Europian ka rekomanduar dialog mes palëve në Shqipëri, sa i përket protestave që janë zhvilluar çdo ditë në Tiranë prej majit 2026. “Ky është mobilizimi më i madh qytetar që prej tranzicionit demokratik të Shqipërisë, me dhjetëra mijëra pjesëmarrës në kulmin e protestave. Protestat nisën për shkak të shqetësimeve mjedisore të lidhura me punimet e ndërtimit në peizazhin e mbrojtur të Pishë-Poro-Nartës dhe kërkuan më shumë transparencë në miratimin e projekteve të mëdha, përfshirë konsultimin me popullsinë vendase”, thuhet në raport. “Ato u shndërruan në një lëvizje më të gjerë pakënaqësie ndaj qeverisë dhe partisë kryesore të opozitës, duke kërkuar më shumë transparencë, llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe mirëqeverisje, si dhe duke ngritur shqetësime për koston e jetesës dhe mungesën e investimeve në fusha...
Burimi:
javanews.al