Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

Nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos, tani pakënaqësia ushqen protestimin mbarë popullor në të gjithë atdheun. Hedonizmi aventurier, grabitja e llahtarshme e pasurive kombëtare nga një grusht njerëzish pranë dhe në pushtet, vjedhja e pronës publike dhe asaj private të qytetarit, zhvillimi ekonomik i munguar, shkatërrimi i tregut të prodhimit vendas, ç’popullimi i territoreve të tëra, hilet me investitorë stradegjikë dhe paketën e maleve, ligji vllavrasës 7501, arsimi dhe shëndetësia me investime mjerane, dhe nga ana tjetër jeta lluksoze e qeveritarëve dhe e fëmijëve të tyre bejnë kontrastin therrës. U besua që nga 2016 kur u votua paketa antikorrupsion se organet e reja të sistemit të drejtësisë do bënin pastrimin ligjor...