Processi ndaj ish-krerëve të UÇK / Avokati britanik zbardh strategjinë për rrëzimin e dënimeve në Apel

Processi ndaj ish-krerëve të UÇK / Avokati britanik zbardh strategjinë për rrëzimin e dënimeve në Apel

Avokati britanik Toby Cadman, i cili ka përfaqësuar më parë drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe njeh nga afër procedurat e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, i ka cilësuar si mjaft zhgënjyese vendimet e shkallës së parë, veçanërisht dënimet prej 25 vitesh burgim ndaj Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Lidhur me strategjinë që duhet të ndjekë mbrojtja gjatë procesit të apelimit, Toby Cadman u shpreh: “Sa i përket apelit, mendoj që duhet të argumentohet shpërfillja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes. Dëshmitë e mbrojtjes janë shpërfillur plotësisht dhe kjo duhet të argumentohet fuqishëm në apel dhe potencialisht të çojë në rrëzimin e aktgjykimeve. Si avokat, kam gjithmonë shpresë dhe besim në institucionet gjyqësore.” Avokati britanik vuri në dukje se...