Problemet me votën e diasporës, Celibashi thirrje votuesve nga jashtë: Kontaktoni zyrat e DHL-së

Problemet me votën e diasporës, Celibashi thirrje votuesve nga jashtë: Kontaktoni zyrat e DHL-së

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka bërë sot thirrje të gjithë zgjedhësve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, e veçanërisht atyre në Greqi, të kontaktojnë sa më parë shërbimin postar DHL në shtetin ku ndodhen, nëse nuk kanë marrë ende njoftim apo mesazh për dorëzimin e zarfit me fletën e votimit nga KQZ. Sipas Celibashit, problemet e hasura deri tani vijnë kryesisht për shkak të adresave të deklaruara në PER që nuk përputhen me adresat aktuale të banimit, si dhe për përdorimin e numrave kontakti shqiptarë, të cilët nuk janë më funksionalë për shumë zgjedhës jashtë vendit. “NJOFTIM ME SHUMË RËNDËSI PËR ZGJEDHËSIT NGA JASHTË!Shpërndajeni për miqtë dhe të afërmit tuaj.Të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçanërisht ata në Greqi,...