Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Priten reshje shiu në disa zona, si parashikohet moti për këtë të enjte
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruara në veri të vendit dhe përgjatë relieveve malore. Në orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut dhe përgjatë relieveve malore të vendit reshje e shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët. Në periudha afatshkurtra në zonën e Alpeve dhe lokalisht në verilindje reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e...