Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Prishja e ndërtimeve pa leje, socialistët nisin sulmet ndaj Veliajt: Kur kryetari i bashkisë nuk reagon, atëherë…
Qeveria ka intensifikuar fushatën kundër ndërtimeve të paligjshme, një aksion që vjen pas viteve të neglizhencës dhe mungesës së ndërhyrjes institucionale. Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Silda Anagnosti Çepe, ka reaguar për këtë situatë, duke vënë në dukje dështimin e organeve të drejtësisë dhe të pushtetit vendor në frenimin e ndërtimit pa leje. E ftuar në një emision televiziv, Anagnosti tha se mungesa e veprimeve nga prokuroria dhe institucionet përgjegjëse ka krijuar një klimë normalizimi të paligjshmërisë. Sipas saj, qytetarët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm dhe aktivë në denoncimin e rasteve, ndërkohë që shteti duhet të mbajë përgjegjësi...