Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm
Një grup prindërish shqiptarë, të cilët deklarojnë se nuk kanë lidhje partiake, kanë nisur një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe të ministrit të Brendshëm, si dhe krijimin e një qeverie tranzicioni. Nismëtarët kërkojnë që përgjegjësia politike për skandalet e korrupsionit që, sipas tyre, kanë përfshirë ministra, zëvendëskryeministra dhe drejtues të institucioneve të larta shtetërore, të pasohet nga dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës. Një tjetër kërkesë lidhet me ministrin e Brendshëm, të cilin prindërit e konsiderojnë përgjegjës politik për veprimtarinë e Policisë së Shtetit dhe për rastet e dhunës së pretenduar nga disa efektivë ndaj protestuesve. Pika e tretë e peticionit parashikon krijimin e një qeverie tranzicioni me mandat të qartë dhe të...
Burimi:
gijotina.com