‘Prindër e pedagogë, bashkohuni me studentët!’, Koçeku: Leksionet e demokracisë merren më mirë në shesh

‘Prindër e pedagogë, bashkohuni me studentët!’, Koçeku: Leksionet e demokracisë merren më mirë në shesh

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku i ka bërë thirrje prindërve dhe pedagogëve që ti bashkohen studentëve në protestë. Me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale, Koçeku thotë se “leksionet e demokracisë nuk mund të merren më mirë sesa në sheshin e protestës”. Ajo thotë se vendosmëria e studentëve është edhe më e fortë sesa e një ditë më parë. “Sot, studentët dalin sërish në shesh, me vendosmëninë e tyne edhe ma të fortë se dje. U bajmë thirrje qytetarëve, prindve, mësuesve dhe pedagogëve me iu bashkue protestës dhe me e mbështetë sa ma fuqishëm”, thotë Koçeku.