Pretenca për Fredi Kokoneshin, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës

Pretenca për Fredi Kokoneshin, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe tre të pandehurit e tjerë, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Në fjalën përfundimtare, SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit burgim për Fredi Kokoneshin, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të shpallet nga Gjykata e Posaçme (GJKKO). Po ashtu, prokuroria ka kërkuar dënimin me nga 1 vit burgim për shpërdorim detyre dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite për tre ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë Divjakë, konkretisht Dorian Spahon, Andi Bollarin dhe Ledio Xharon. Ish-kryebashkiaku i Divjakës dhe tre zyrtarët vendorë akuzohen për...