Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidentja Vjosa Osmani publikon letrën e Trump
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar letrën e dërguar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump për të. Në postimin e saj në rrjetet sociale, Osmani falenderon Trump për përkrahjen e tij, si dhe për “fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën”. Ajo shkruan se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses. Presidentja shton se mbetet e përkushtuar të punojmë së bashku me Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën. Nga ana tjetër në letrën e Trump drejtuar Osmanit shkruhej se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë, vlerat demokratike të përbashkëta dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Trump i...