Presidentja Osmani takon liderët politikë, por nuk del akoma “tymi i bardhë”

Presidentja Osmani takon liderët politikë, por nuk del akoma “tymi i bardhë”

Nuk është shënuar ndonjë përparim për ta zhbllokuar ngërçin politik – pas dështimeve të njëpasnjëshme të deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës – as pas një takimi të presidentes Vjosa Osmani me shefat e partive parlamentare të enjten. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partitë politike kryesisht qëndruan në pozicionet e tyre paraprake, “që nënkupton se nuk ka ndonjë zgjidhje eventuale për ngërçin politik dhe nuk ka as iniciativë që do të zhbllokojë këtë gjendje të tanishme”. Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës tha se “siç mund ta shihni, nuk ka dalë tym i...
Burimi: Kohajone.com