Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Presidentja Osmani pritet me nderime të larta në Brunei/ Vizita e parë e një kreu shteti të Kosovës në Azinë…
👁11421
Është pritur me “nderimet më të larta shtetërore” në aeroportin Brunei Darussalam, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo është vizita e parë e kreut të shtetit në Azinë Juglindore. Ajo tha se u ftua të shkonte atje nga Sulltani. “Pritja me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroportin e Brunei Darussalam, e ftuar nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore. Kjo është vizita e parë ndonjëherë e kreut të shtetit të Kosovës në këtë shtet mik të Azisë Juglindore. Faleminderit për mikpritjen! Terima Kasih! “, shkroi Osmani në Facebook, duke ndarë pamje nga pritja.