Presidentja Osmani ‘ngriti alarmin’ për gjyqtarin Llaban, reagon Kushtetuesja

Presidentja Osmani ‘ngriti alarmin’ për gjyqtarin Llaban, reagon Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e saj në këtë gjykatë, siç tha ajo, pasi gjyqtar raportues është caktuar Radomir Llaban. Sipas Kushtetueses, ndarja e lëndëve bëhet në bazë të rregullave procedurale dhe se vendimet merren në përbërje të plotë të kolegjit. “Ndarja e lëndëve për shqyrtim tek gjyqtarët raportues dhe kolegjet shqyrtuese në Gjykatën Kushtetuese bëhet në bazë të rregullave të qarta procedurale, të cilat kjo Gjykatë i respekton me përpikëri. Gjykata Kushtetuese, si organ kolegjial, vendimet e saj i merr në përbërje të plotë. Në këtë kontekst, është e drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara, të cilat Gjykata Kushtetuese i trajton bazuar në Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe...