Presidentja Osmani: Do t’i drejtohem sërish Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit

Presidentja Osmani: Do t’i drejtohem sërish Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit

Kosova E Shtunë, 12 Korrik 2025 19:07 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese, nëse Kuvendi i ri nuk arrin të konstituohet brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh, që skadon më 26 korrik. Gjatë një diskutimi në Hudson Institute në Washington D.C., Osmani u shpreh se paqartësitë kushtetuese rreth pasojave ligjore në rast të mosrespektimit të këtij afati, e detyrojnë atë të kërkojë një sqarim të mëtejshëm nga Kushtetuesja. “Kushtetuta jonë nuk ka mundur të parashikojë çdo skenar. Ajo është hartuar me mendimin që ligjvënësit do të bashkëpunonin, jo të bllokonin proceset institucionale....
Burimi: Kohajone.com