Presidentja maqedonase pas thirrjeve antishqiptare: Turpi bie mbi të gjithë ne!

Presidentja maqedonase pas thirrjeve antishqiptare: Turpi bie mbi të gjithë ne!

Gordana Silanovska-Davkova SHKUP- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, tha se terrenet sportive nuk duhet të përdoren për të përhapur gjuhë të urrejtjes e fyerje. Ky reagim i Silanovska-Davkovas vjen pasi më 2 gusht në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë pati thirrje antishqiptare nga tifozët. Ajo tha se për atë që ndodhi në Kumanovë gjatë fundjavës “turpi bie mbi të gjithë ne”. Përmes një postimi në Facebook, presidentja maqedonase tha se reagimet e shumta për incidentin gjatë kësaj ngjarjeje sportive, që ishte në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë të justifikuara. “Edhe për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, për disa herë, me të drejtë nuk pushojnë reagimet për...