Presidenti dekretoi shkarkimin e Vlora Hysenit, Bardhi: U soll si ushtar i Edi Ramës
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit. Pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka kërkuar llogari nga Presidenti për procesin e verifikimit që parapriu emërimin e Hysenit në krye të SHISH. Bardhi rikujton se i kishte kërkuar publikisht Presidentit që të verifikonte informacionet lidhur me largimin e Vlora Hysenit nga shërbimi inteligjent i Kosovës, si dhe pikëpyetjet e ngritura në atë kohë për trajtimin e informacionit të klasifikuar. Sipas Bardhit, përpara se të dekretonte shkarkimin, Presidenti duhet të jepte shpjegime për arsyet dhe verifikimet që u kryen përpara emërimit të Hysenit në krye të SHISH. Reagimi i Gazment Bardhit: Përpara se të dekretonte shkarkimin e Vlora...
Burimi:
syri.net