Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Presidenti Begaj pret Koordinatoren e OSBE-së për zgjedhjet, vlerëson rolin e misioneve vëzhguese
👁2037
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, priti sot Koordinatoren Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi. Presidenti i Republikës e falënderoi zonjën Karimi dhe ekipin e saj për vizitën e tyre në Shqipëri me rastin e zgjedhjeve, si edhe përcolli vlerësimet e tij më të larta për rolin e misioneve vëzhguese ndërkombëtare në zgjedhjet shqiptare. “Vëzhguesit ndërkombëtarë gëzojnë prestigj dhe besueshmëri tek opinioni publik shqiptar” – u shpreh Kreu i Shtetit. Presidenti i siguroi se gjetjet dhe rekomandimet e tyre do të trajtohen nga publiku dhe politika shqiptare me maksimumin e seriozitetit, sepse neutraliteti dhe korrektësia...