Prej shkurtit në burg/ Veliaj ankimon sekuestron e celularit, sot seanca në Apelin e GJKKO

Prej shkurtit në burg/ Veliaj ankimon sekuestron e celularit, sot seanca në Apelin e GJKKO

Në Apelin e Posaçëm, sot mbahet një seancë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku ka ankimuar sekuestron e celularit ditën e arrestimit nga agjentët e BKH më 10 shkurt. Ankimi i kryebashkiakut të Tiranë, shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Kujtojmë që një ditë më parë, GJKKO la në qeli Veliajn, si edhe rrëzoi edhe ankimin e biznesmenit Elman Abule, i cili mbetet në arrest shtëpie. Veliaj është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.
Burimi: Lajme.al