Preç Zogaj: Vendimi i Hagës është betejë ligjore, kërkon konsensus të gjerë politik

Preç Zogaj: Vendimi i Hagës është betejë ligjore, kërkon konsensus të gjerë politik

Analisti dhe publicisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH-24 me moderatoren Alba Alishani, komentoi vendimin e Gjykatës së Hagës për ish-drejtuesit e UÇK-së, duke e cilësuar si një moment që kërkon përgjegjësi dhe konsensus politik. “Kjo që ka ndodhur në Kosovë është një ngjarje që apelon për konsensus të gjerë nga të gjitha palët, pra një konsensus që ne bashkohemi me një qëndrim të përbashkët, qoftë për të mbështetur këtë nismë ligjore që ka marrë në rastin konkret PDK, duke parë dhe konform legjislacionit. Nuk besoj se do të mbetet në një nismë me qëllime propagandistike, pra ajo duhet të jetë serioze,” u shpreh Zogaj. Ai shtoi se përtej debatit politik, çështja është e natyrës juridike dhe duhet trajtuar si e tillë....