‘Pozita e Ballukut është rënduar – Gjekmarkaj: SPAK të kërkojë sërish arrestimin e saj, të shkohet edhe tek ‘Perandori’

‘Pozita e Ballukut është rënduar – Gjekmarkaj: SPAK të kërkojë sërish arrestimin e saj, të shkohet edhe tek ‘Perandori’

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj komentoi edhe çështjen e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme duhet të kërkojë sërish heqjen e imunitetit të deputetes. Ai theksoi se ndaj Ballukut janë shtuar akuza më të rënda dhe se nuk ka më asnjë justifikim që kryeministri Edi Rama të mund ta mbrojë atë sërish nga arrestimi. “Mbi zonjën Balluku rëndojnë akuza të rënda. Kur erdhi çështja e imunitetit të saj në parlament, Edi Rama përdori standard të dyfishtë, duke përdorur sofizma të tipit se nuk është akuzuar për korrupsion. Në dijeninë time, këto akuza janë rënduar dhe SPAK duhet të jetë koherent dhe nuk do të kishte asnjë justifikim nëse pengohet sërish nga ana e qeverisë dhe Ramës dhe mendoj se...