Posta e Kosovës forcon praninë në veri: Zyra në Zveçan rifillon punën pas sulmit

Posta e Kosovës forcon praninë në veri: Zyra në Zveçan rifillon punën pas sulmit

Në qytetin e Zveçanit, në njërën nga 13 zyrat e Postës së Kosovës të hapura në katër komunat veriore, puna po zhvillohet normalisht mes punonjësve serbë, shqiptarë dhe boshnjakë. Kjo zyrë, e cila ndodhet në qendër të qytetit, ishte cak i një sulmi me granatë dore në fillim të muajit prill. Megjithatë, vetëm dy ditë pas këtij akti të rëndë, zyra u rikthye në funksion të plotë, duke u rihapur për qytetarët.Zyra e Postës ofron shërbime të plota postare dhe financiare, përfshirë pagesat dhe tërheqjen e mjeteve nga jashtë në valutën zyrtare të Kosovës, euron. Me rritjen e numrit të...
Burimi: Diasporashqiptare.al