“Portokallia” u tall me protestën qytetare? Florjan Binaj zhgënjehet me “policin e vogël”: Keqardhje…
Fillimi i sezonit të ri të Portokallisë ka ngjallur debat të ashpër në rrjet duke ngritur dyshimet se pati një ironizim të protestës qytetare që zhvillohet në Tiranë prej më shumë se katër muajsh. Keqkuptime të shumta kanë lindur mes shumë njerëzve në rrjet, madje nuk kanë munguar as kritikat ndaj aktorëve që morën pjesë në parodinë e djeshme me protestues, pankarta dhe batuta në programin televiziv humoristik. Aktori Irgen Çela ka reaguar paraditen e sotme përmes një video-mesazhi duke theksuar se qëllimi i pjesës së djeshme të Portokallisë, ishte ironizimi i personave që shfrytëzojnë protestën për vëmendje ose për interesa personale. “Pjesa e djeshme në “Portokalli” ishte për ata njerëz që dalin për të rritur numrin e followersave në Instagram, jo për ata që...
Burimi:
ntv.al