Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Popullata e Vushtrrisë me rrethinë në tre shekujt e fundit
Qazim Namani Vushtrria me rrethinë në shekullin XVII ishte me popullatë të pastër etnike shqiptare. Gjysma e popullatës ishin islamizuar dhe jetonin në qytet, me një numër më të vogël të popullatës së krishterë. Fshatrat për rreth kryesisht ishin të krishtera. Gjatë shekullit XVIII, në fshatrat malore të Vushtrrisë u shtua laramania, kryefamiljarët mbanin emrat e krishterë por njëkohësisht edhe emra mysliman. Shekulli XIX e XX, ishin shekuj tragjik për popullatën shqiptareve në përgjithësi. Identifikimi i kombit me fenë, krijojë ndarje të mëdha, asimilim të popullatës shqiptare dhe vëlla vrasje. Shqiptarët e besimit mysliman gjatë shekullit XIX, u regjistruan si osmanlinj, ndërsa këto familje gjatë shekullit XX edhe pse u regjistruan si familje shqiptare, nuk kishin mundësi për ta ruajtur harmoninë vëllazërore me popullatën shqiptare...