Polonia i ofron stimuj financiarë SHBA-së, teksa përparojnë bisedimet për bazën ushtarake
Polonia po ofron që të paguajë 15.000 dollarë në vit për çdo ushtar amerikan të stacionuar në territorin e saj dhe po ofron mbulimin e kostove të infrastrukturës, teksa Varshava dhe Uashingtoni po afrohen drejt një marrëveshjeje për krijimin e një baze të përhershme ushtarake amerikane, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) një zyrtar i lartë polak i mbrojtjes. Zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Paweł Zalewski, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 25 shtator tha se negociatat me Pentagonin tani janë përqendruar në mënyrën e zbatimit të planit, përfshirë trupat, kapacitetet dhe lokacionet e mundshme. “Po diskutojmë me Pentagonin variante të ndryshme të zbatimit të vendimit”, tha Zalewski. Teksa refuzoi të thoshte se cilat njësite amerikane mund të vendoseshin apo ku,...
Burimi:
syri.net