Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Policia shpall në kërkim 31- vjeçarin nga Blerani, kanosi motrën e tij për motive të dobëta…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin A. P., 31 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur motren e tij. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit. Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 60 vjeç, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se ka kryer veprime të turpshme, në prezencë të saj. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë...