Policia rrugore, me “dorë të hekurt” në  Shkodër/ Gjoba deri në 120 mijë lekë për parakalime të rrezikshme

Policia rrugore, me “dorë të hekurt” në Shkodër/ Gjoba deri në 120 mijë lekë për parakalime të rrezikshme

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjatë monitorimit me dron, në aksin rrugor “Muriqan–Shkodër”, u konstatuan shumë drejtues automjetesh duke kryer parakalime të rrezikshme. Drejtuesit e automjeteve u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 5.000 deri në 12.000...